Njihni shëndetin tuaj përpara se të planifikoni familjen. Diagnostikimi i hershëm ju jep më shumë siguri për të ardhmen.

KONFERENCA I-RË MULTIDISIPLINARE
“Qelizat Staminale, Kriopreservimi dhe Terapitë e Avancuara”
📅 24 Tetor 2020
⏰ Ora 09:00 – 17:00
Eventi organizohet simultanisht në sallë (Hotel Plaza) dhe online në platformën Zoom.
📌 Në proces akreditimi në QKEV
PJESËMARRJA
Profesionistë: 1500 Lekë
Studentë: 700 Lekë
RRETH EVENTIT
Ky është një event i nivelit të lartë shkencor, me pjesëmarrjen e një paneli ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme të aplikimit mjekësor.
Qëllimi i konferencës
Qëllimi i këtij eventi është shkëmbimi i eksperiencave dhe hulumtimeve ndërmjet ekspertëve të sektorit të shëndetësisë mbi teknikat e avancuara në:
Përfitimin, procesimin dhe ruajtjen afatgjatë të qelizave staminale në bankat e gjakut
Modelet e bankave të qelizave staminale dhe roli i tyre
Mundësitë aktuale për ruajtjen e fertilitetit
Potencialin dhe aplikimet e qelizave staminale në patologji kronike dhe progresive si:
sëmundjet neurodegjenerative
diabeti tip 1
osteoartritet
sëmundjet kardiologjike
onkohematologjike
patologjitë pediatrike
Konferenca synon gjithashtu përditësimin e zhvillimeve më të fundit në terapitë e avancuara, duke sjellë në vëmendje evolucionin që po ndodh në menaxhimin modern të pacientit.
ORGANIZIMI
Eventi organizohet nga Shoqata Mjekësore MAYA, me mbështetjen e StemGen Partners.
📎 Linku i Eventit:
https://www.facebook.com/events/1037239440073898/
📎 Linku i Aplikimit:
https://forms.gle/vaKRTjTbjfjkJxEY6
PROGRAMI SHKENCOR
24 Tetor 2020 09:00 – 09:20
Fjala e Hapjes
Prof. Dr. Anila Godo
Shefe e Shërbimit të Pediatrisë Onkohematologjike, QSU “Nënë Tereza”
09:30 – 10:00
Impakti i Terapive të Reja në Shëndetin Publik
Lektor: MSc. Indrit Seferi
Shëndet Publik – President i Shoqatës Mjekësore MAYA
SESIONI
Kriopreservimi dhe Ruajtja e Qelizave Staminale
10:05 – 10:35
Qelizat Staminale dhe Terapitë Qelizore – Roli i Bankës së Gjakut
Lektore: Prof. Asoc. Irena Seferi
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
Nën-Drejtor QKTGJ, Presidente e Shoqatës së Transfuziologëve të Shqipërisë
10:40 – 11:10
Më shumë se 20 vite ruajtje e gjakut të kordonit në Gjermani – Një histori suksesi e bankës Vita 34
Lektore: Dr. Josephin Zschaler
Vita 34, Gjermani
11:15 – 11:45
Ruajtja afatgjatë e materialeve biologjike perinatale dhe roli i tyre në terapitë qelizore të gjeneratës së re dhe mjekësinë e personalizuar
Lektore: Dr. MSc. Dorela Kroni
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
Drejtor Ekzekutiv, StemGen Partners
11:50 – 12:30
☕ Pushim
SESIONI
Potenciali i Qelizave Staminale në Mjekësinë Regjenerative dhe Riprodhuese
12:30 – 13:00
Ruajtja e Fertilitetit – Çfarë opsionesh kanë femrat sot?
Lektor: Prof. Dr. Orion Gliozheni
Obstetrikë-Gjinekologji, Sterilitet
Shef i Shërbimit në SUOGJ “Koço Gliozheni”
13:05 – 13:35
Extraction of Blood Mesenchymal Stem Cells With the Low Speed Centrifugation Concept – A Paradigm Shift for Regenerative Medicine
Lektor: Prof. Dr. Joseph Choukroun
Anestezist, specialist në Inxhinieri Indore
Krijues i teknikës PRF
President i Kongresit SYFAC – NICE, Francë
13:35 – 14:10
Trajtimi me Qeliza Staminale në Neurologji
Lektor: Prof. Dr. Jera Kruja
Shefe e Shërbimit të Neurologjisë
QSU “Nënë Tereza”
14:15 – 14:45
Hulumtimi me Qelizat Staminale në Diabetin Tip 1
Lektore: Dr. Dorina Ylli
Endokrinologe, hulumtuese në Qendrën Spitalore MEDSTAR, Washington
SESIONI
Qelizat Staminale Hematopoietike – Aplikimet dhe Hulumtimet e Reja
14:50 – 15:10
Diferencimi endotelial i qelizave staminale mezenkimale nga palca e kockave përmes VEGF-D
Lektor: Prof. Dr. Edvin Prifti
Kirurg Kardio-Torakal
Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, QSU “Nënë Tereza”
15:15 – 15:45
Qelizat Staminale Hematopoietike – Burimet dhe Aplikimet në Sëmundjet e Gjakut
Lektore: Dr. Adela Perolla
Prof. Asoc., Hematologji
QSU “Nënë Tereza”
15:50 – 16:20
Transplanti me Qeliza Staminale në Sëmundjet Pediatrike Onkohematologjike – Hulumtimi i gjakut të kordonit umbilikal
Lektore: Prof. Dr. Donjeta Bali
Pediatre Onkohematologe
QSU “Nënë Tereza”
16:25 – 17:00
Konkluzione dhe Fjala Falënderuese


