No products in the cart.

Kursi Gjenetikes: Analiza Gjenetike ne Diagnozen Prenatale. Teknologji dhe mundesi te reja!

Shkenca dhe kujdesi për të mbështetur rrugëtimin tuaj drejt prindërimit. Analiza të avancuara për një fillim të sigurt.

OBJEKTIVI

Ky kurs, me natyrë praktike, trajton aplikimin e teknologjive të reja në fushën e diagnozës prenatale. Ai synon të ofrojë ndihmë për të gjithë profesionistët që në përditshmërinë e tyre përballen me nevojën për përdorimin e teknologjive jo vetëm më të shpejta dhe më të sakta, por edhe për të kuptuar avantazhet dhe kufizimet e secilës metodë diagnostike.

Kjo njohuri mundëson komunikim dhe bashkëpunim më të mirë me mjekë të fushave të ndryshme të mjekësisë si dhe me pacientët.

Gjatë kursit do të trajtohen dhe diskutohen gjithashtu aspekte thelbësore të përgjegjësisë profesionale që lidhen me diagnostikimin kompleks gjenetik.

Kursi zhvillohet në gjuhën italiane.

Kursi organizohet nga Drejtoresha e Departamentit të Gjenetikës së laboratorit Genoma Group, Dr. Marina Baldi, së bashku me ekipin e saj të ekspertëve në gjenetikë molekulare dhe sekuencimin e ADN-së.

Kursi është akredituar me 8.8 kredite CME nga Sanità In-Formazione, ofrues i edukimit të vazhdueshëm nr. 2506.
Sanità In-Formazione organizon evente shkencore si në platforma online ashtu edhe në aktivitete fizike për personelin mjekësor dhe garanton certifikim profesional të njohur nga Ministria e Shëndetësisë Italiane.


TEMAT E TRAJTUARA

  • Citogjenetika dhe citogjenetika molekulare në diagnozën prenatale

  • Kariotipo molekular (array CGH): përdorimi, avantazhet dhe kufizimet

  • Sekuencimi NGS në diagnozën prenatale

  • Konsulenca gjenetike në diagnozën prenatale

  • Diagnoza prenatale jo invazive (NIPT): përdorimi, avantazhet dhe kufizimet

  • Gjenetika e preimplantimit

  • Përgjegjësia profesionale e gjenetistit në diagnozën prenatale dhe rreziku klinik


LEKTORËT

  • Dr. Marina Baldi

  • Dr. Francesca Spinella

  • Dr. Laura Gigante

  • Dr. Andrea Nuccitelli

  • Dr. Mariateresa Sessa

  • Dr. Stefania Vinci


KUSH MUND TË REGJISTROHET?

  • Gjenetistë klinikë

  • Biologë / biologë molekularë

  • Bioteknologë

  • Obstetër-gjinekologë

  • Mjekë të përgjithshëm

  • Onkologë


SA KUSHTON?

Kostoja e pjesëmarrjes është 100 €.


SA ZGJAT?

Kursi është i organizuar në disa sesione dhe kohëzgjatja totale është 7 orë.

Pjesëmarrësit kanë mundësi të organizojnë kohën e tyre për ndjekjen online duke iu rikthyer disa herë sesioneve sipas nevojave personale.

Në përfundim të kursit, certifikimi merret vetëm pas përfundimit të testimit, ku kërkohet të jepen të paktën 75% përgjigje të sakta.


KUJDES

Linku i aksesit në kurs dhe instruksionet përkatëse do t’ju dërgohen në adresën tuaj të email-it vetëm pasi të jeni regjistruar duke dërguar të dhënat tuaja:

  • Emër

  • Mbiemër

  • Numër telefoni

  • Specialitet

në adresën info@stemgenpartners.eu, si dhe pasi të keni kryer pagesën prej 100 €.